Skip to content Skip to footer

Zëvendësimi i mungesave dhëmbore

Kur dhëmbët janë të shëndetshëm, edhe ju jeni të shëndetshëm. Mungesa e një dhëmbi ndikon tek kafshimi, të folurit dhe zgjedhja e ushqimeve që hani. Sa më shumë t’i mbingarkoni dhëmbët që ju kanë mbetur, aq më shumë rriten shanset që ata të konsumohen para kohe, të dëmtohen apo të bien. Veç kësaj, mund të keni edhe dhimbje koke dhe/ose të nofullave.

Askush nuk do të dëshironte që pamja e shëndeti të përkeqësoheshin, por kjo është pasoja natyrale e humbjes së dhëmbëve –pasi e thënë thjeshtë- nofulla shkrin. Përgjithësisht, njerëzit humbasin rreth 25% të strukturës mbështetëse kockore në nofull, gjatë vitit të parë pasi kanë hequr një dhëmb. Implantet dentare vendosen më lehtësisht menjëherë pasi ekstraktohen dhëmbët duke qenë se zëvendësimi i kockës vështirësohet e bëhet më kompleks me kalimin e kohës. E mira është që implantet sillen njësoj si dhëmbët natyralë. Ata e mbrojnë dhe e ruajnë strukturën kockore, shëndetin oral dhe pamjen. Në Klinikën Dentare Koral, mjekët do t’ju ofrojë mundësi të ndryshme në mënyrë që të merrni një vendim të informuar për zëvendësimin e dhëmbëve tuaj. 

Mundësitë për Zëvendësimin e Dhëmbëve

Pacienti mund të zgjedhë mes një sërë mundësish për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë – nga zgjidhjet e përkohshme tek ato më afatgjatat.

Kandidat i mirë për vendosjen e implanteve është gjithkush të cilit i mungon një apo më tepër dhëmbë apo personat që nuk janë të kënaqur me mbajtjen e protezave. Mosha nuk është faktor, por nga ana tjetër, duhanpirja, sëmundje të tilla si diabeti dhe terapia me rreze në këtë zonë, kanë treguar se çojnë në një shkallë më të ulët suksesi të qëndrimit të implanteve.  Për të vlerësuar nëse jeni kandidat i përshtatshëm për implante dentare, do t’ju kërkohet të bëni grafi. 

Ura Fikse

Ura fikse është një varg dhëmbësh zëvendësues të lidhur mes tyre. Për të siguruar mbështetje, ura ngjitet duke përfshirë edhe dhëmbët që ndodhen anash dhëmbit që mungon apo hapësirës boshe. Këtyre dhëmbëve anësore ju hiqet shtresa mbrojtëse apo zvogëlohen përpara se të vendoset ura. 

Protezë e lëvizshme

Një zgjidhje delikate, e përkohshme dhe e lirë është edhe vendosja e një mini-proteze e cila zëvendëson mungesat. 

Protezë e Lëvizshme me Skelet Metalik

Proteza e derdhur në metal dhe plastikë është një mundësi më e qëndrueshme. Ajo fiksohet nëpërmjet kapëses metalike.
Kjo lloj proteze mund të hiqet dhe të rivendoset sipas dëshirës së pacientit. 

Protezat e lëvizshme


Zgjidhja më e zakonshme për personat të cilëve ju mungojnë të gjithë dhëmbët në njërën prej nofullave apo tek të dyja nofullat, janë protezat totale. Disa persona përshtaten mirë me protezat, ndërsa disa të tjerëve ju duken të parehatshme madje të padurueshme për shkak të përmasave dhe formave të ndryshme të dy nofullave. 

Implantet Dentare

Implantet dentare janë zgjidhja më e rehatshme dhe e përhershme. Ato formojnë një bazë shumë të fortë për dhëmbin dhe e mbajnë nofullën të shëndetshme dhe të fortë.  Implantet mbështesin zëvendësimin e dhëmbëve tek apo ndihmojnë për fiksimin e protezave të veçanta. Ndryshe nga urat, implanti nuk I dëmton dhëmbët e shëndetshëm rreth mungesës.  Ndryshe nga urat, implantet zgjasin një jetë. Dhëmbët e mbështetur mbi implante janë të bukur, të fortë dhe të rehatshëm për çdo pacient

Përse të Përzgjedhësh Implantet Dentare? 

Për këtë ka disa arsye: Një urë dentare mund të sakrifikojë strukturën e dhëmbëve të shëndetshëm anash mungesës për të mbuluar hapësirën. Veç kësaj, heqja e protezës së lëvizshme gjatë natës mund të jetë e bezdisshme, pa përmendur këtu që dalja e protezave nga nofulla mund të jetë e parehatshme apo turpëruese. 

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2025. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio