Lutemi na ndihmoni duke sjellë me vete informacionin e mëposhtëm për vizitën tuaj të parë:
- Grafi të mëparshme (nëse keni).
- Listë me ilaçet që përdorni aktualisht.
Të na njoftoni në rast se gjatë kohës së vizitës në klinikën tonë keni ndonjë sëmundje që sjell shqetësim para kirurgjisë (të tillë si: diabeti, tensioni i lartë i gjakut, valvula artificiale të zemrës, etj) apo nëse aktualisht jeni duke marrë mjekim për zemrën, për dendësinë kockore, aspirina, hollues gjaku etj).
E RËNDËSISHME: Të gjithë pacientët nën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga prindi gjatë konsultës së parë.
Nëse keni grafi të mëparshme, mund të na i dërgoni me email në: klinikakoral@gmail.com