Ka kryer studimet universitare pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti Mjekësisë, Tiranë në vitet 2010-2015. Është diplomuar si mjeke stomatologe.
Ka kryer Master Universitar të nivelit të II në Ortognatodonci pranë Universitetit Zoja e Këshillit të Mire, Tiranë dhe Universitetit Unicamillus, Romë.
Është pjesë e stafit tonë që prej vitit 2016.
Me përkushtim punon në dentistri konservative, protetikë fikse dhe te lëvizshme, edhe në ortodonci. Serioziteti, këmbëngulja dhe përgjegjësia janë tipare që e karakterizojnë në menaxhimin e situatave klinike.