Ka kryer studimet e larta pranë Universitetit te Mjekësisë, dega Stomatologji ne periudhën kohore 2003-2008.
Ka ndjekur trajnimin pasuniversitar “Implante dhe Proteza” ne vitin 2015, Kursin e trajtimit 6 javor “Bazat e menaxhimit shëndetësor ’ ne periudhën 24.09.2012- 12.11.2012 si edhe kursin teoriko-praktik te Kirurgjisë Implantare dhe Rigjenerative pranë Megagen Albania dhe Radiopharma Dental. Punon ne klinikën tonë prej 15 vitesh, që prej janarit 2009 .
Ka marrë pjesë në shumë konferenca mjekësore dhe stomatologjike brenda dhe jashtë vendit. Punon me përkushtim në të gjitha fushat e dentistrisë ( terapi konservative, protetike fikse dhe te lëvizshme, kirurgji, ortodonci ). E apasionuar pas estetikes, ushtron ortodonci prej shume vitesh ( aparate ortodontike fikse, te lëvizshëm dhe metodat inovative maskerina transparente ). E aftë, e duruar dhe kërkuese për një shërbim sa më të mirë për çdo pacient.