Ka mbaruar studimet universitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, dega Stomatologji gjate viteve 2006-2011. Ka kryer Master Universitar të nivelit të II në Ortognatodonci në Universita Degli Studi di Roma “Tor Vergata”.
Aktualisht ndjek studimet pasuniversitare për “Specializim ne Ortogmatodonci”.
Punon në kliniken tonë prej vitit 2015 duke sjellë edhe një frymë të re në punimet estetike.
E apasionuar pas ortodoncisë realizon trajtimet që nga faza e parandalimit të anomalive me aparate funksionale deri tek drejtimi i dhëmbëve me aparate fikse (braketa ) dhe drejtimin me plastika të padukshme. Trajton edhe punimet ortopedike estetike si edhe me ato mbi implante. Buzëqeshja dhe pozitiviteti që përcjell, mundëson seanca të këndshme për pacientët që e kanë fobi dentistin.