Dr. Arjan Nervaj është i specializuar në fushën e Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, me një përvojë të gjerë në implantologji dhe trajtime të suksesshme të shumë pacientëve përgjatë 25 viteve punë.
Ai përfundoi studimet në degën Stomatologji, Fakulteti i Mjekësisë, UT në vitin 1994.
Pas dhjetë vitesh punë si dentist i përgjithshëm, filloi në vitin 2004 studimet e specializuara 4 vjecare në fushën e Kirurgjisë Maksilo Faciale pranë Qendres Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në vitin 2012, Dr Arjani përfundoi Masterin e Nivelit të II në Ortodonci, pranë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë integrale e Universitetit Tor Vergata, Romë.
Përgjatë viteve, Dr. Arjani ka ndjekur kurse të ndryshme për të zhvilluar më tej aftësitë e tij në fushën e kirurgjisë, ortodoncisë dhe implantologjisë.
Në vitin 1998 Dr. Arjani hapi klinikën e tij të parë në Vlorë.
Në vitin 2000 u zhvendos në Tiranë ku edhe hapi një klinikë të vogël tek Rruga e Elbasanit dhe më pas tek Pallatet Agimi. Me rritjen vit pas viti të numrit të pacientëve dhe besimit të tyre, u rrit dhe nevoja për hapësirë, mjekë dhe personel ndihmës.
Dr. Arjani është kujdesur personalisht që hapësira në mjediset aktuale të klinikës të plotësojë të gjitha standardet për dritën natyrale dhe hapësirën për çdo poltron, duke ofruar një mjedis steril dhe më komod për pacientët në rritje dhe stafin.
Sa i takon anës personale, Dr. Arjani është baba i dy fëmijëve dhe adhurues i natyrës, detit dhe peshkimit.