A kam kockë të mjaftueshme?
Pas ekstraksionit të një dhëmbi, nëse muret e alveolës janë të trashë, ato zakonisht mbushen natyralisht me kockë brenda dy apo tre muajve. Por, kur muret e alveolës janë tepër të hollë (si psh tek dhëmbët e përparmë lart apo poshtë), shërimi nuk është shumë i parashikueshëm. Në këto situata, menjëherë pas ekstraksionit bëhet edhe shtimi i kockës, për ta ndihmuar trupin tuaj që alveola boshe të mbushet me kockë. Në këtë mënyrë, ruhet gjerësia dhe volumi i kockës, që do të jetë i nevojshëm për vendosjen e implantit disa muaj më vonë.
Mund të ketë kockë të pamjaftueshme për vendosjen e implantit nëse dhëmbin e keni hequr shumë vite më parë dhe kreshta alveolare është jashtëzakonisht e hollë. Në këtë rast, kocka e shtuar mund të vendoset ngjitur me kreshtën e holluar dhe të lejohet të shërohet deri në gjashtë muaj. Pasi materiali kockor i shtuar të jetë bërë njësh me kockën ekzistuese, kirurgu vendos implantin. Shtimi kockor është zakonisht një procedurë relativisht e rehatshme që nuk ha shumë kohë.
Mund t’ju nevojitet shtimi kockor edhe në rastet kur kavitetet e sinuseve në nofullën e sipërme janë tepër të mëdha apo shumë ulët dhe kur shtrihen deri në zonat dhëmbore. Kjo ndodh shpesh kur dhëmbët e pasmë në nofullën e sipërme të një personi janë hequr shumë vite më parë dhe sasia e kockës për vendosjen e implanteve është e pamjaftueshme. Në këto raste, nevojitet një procedurë që quhet ‘ngritje e sinusit nëpërmjet shtimit kockor’. Shumë shpesh, kjo procedurë kryhet me anestezi lokale dhe mbase edhe intravenoze. Gjatë kësaj procedure, membrana e sinusit ngrihet dhe ripozicionohet. Më pas, shtohet material kockor për të rritur lartësinë e kockës dhe për t’u siguruar se më pas do të mund të vendosen implante dentare me gjatësi të përshtatshme. Kjo procedurë nuk kryhet gjithmonë njëkohësisht me vendosjen e implantit.
Po sikur të mos jem kandidat për shtim kockor?
Për pacientët që nuk janë kandidatë për shtim kockor apo që thjesht dëshirojnë të kenë një mundësi alternative ndaj implanteve të zakonshme dentare, përgjigja është: Implantet Zigomatike!