Dhëmbët natyralë janë të bardhë – ose pothuajse të bardhë. Ata mbartin nuanca të ndryshme, por dhëmbët e shëndetshëm (si ato të fëmijëve të vegjël) janë të shndritshëm, gjysmëtransparentë dhe të bardhë. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës dhëmbët thithin si sfungjer dhe mund të bëhen më pak të shndritshëm dhe çngjyrosen nga kafeja, çaji, manaferrat, cigaret, mjekimi, fluori i tepërt, marrja e hekurit apo edhe thjesht rritja në moshë. Për këto arsye, Klinika Dentare Koral ofron shërbime profesionale të zbardhimit të dhëmbëve.
Zbardhimi në Klinikë
Nëse ëndërroni që t’u riktheni dhëmbëve bardhësinë e tyre fillestare, konsideroni shërbimin tonë të zbardhimit. Kjo zgjedhje është më e mira për të patur dhëmbë të shëndetshëm e pa prishur shtresat sipërfaqësore, sidomos nëse ngjyra e padëshiruar është e verdhë. Zoom2 cel ngjyrën e smaltit dhe të dentinës. Zakonisht, kjo procedurë nuk ka efekt mbi kurorat apo dhëmbët e prodhuar në laborator, ndaj ngjyra duhet të monitorohet me kujdes.
Sistemi i Zbardhimit Zoom2
Në Klinikën Dentare Koral, përdorim sistemin e zbardhimit Zoom2 që është zgjidhja e përsosur për të gjithë ata që kanë jetë të ngarkuar profesionale. Brenda orës, dhëmbët tuaj mund të jenë shumë më të bardhë. Krahasuar me metodat e zbardhimit të dhëmbëve në shtëpi, kjo metodë është më e shpejtë, më afatgjatë dhe më pak agresive për gingivat dhe ndjeshmërinë e dhëmbëve.
Procedura Zoom2
Bëhet një përgatitje e shkurtër për të mbrojtur buzët dhe gingivat.
Aplikojmë xhelin zbardhues Zoom2 dhe më pas ndezim dritën Zoom2 e cila ndërthur dritën ultraviolet dhe dritën e dukshme për të shtuar më tepër veprimin e xhelit.
Pas 15 minutash do të bëni një pushim të shkurtër, të pasuar nga dy seanca të tjera 15 minutëshe.