Skip to content Skip to footer

Pasi keni vendosur implantin  

A do të kem dhëmbë gjatë kohës së shërimit? 

Në rast se do të keni nevojë për një dhëmb zëvendësues gjatë kohës që implantet shërohen, për një dhëmb të lëvizshëm provizor apo për një urë të përkohshme, të gjitha këto ofrohen nga Klinika Koral.

Në varësi të gjendjes së pacientit, disa implante mund të vendosen dhe të ngarkohen menjëherë. Kjo nënkupton vendosjen e dhëmbit të përkohshëm zëvendësues menjëherë apo brenda të njejtës ditë që vendoset implanti.

 Kur vendosen mbi Implante Dhëmbët Përfundimtarë? 

Dhëmbët përfundimtarë zakonisht vendosen mbi implante pasi shërimi është kryer në mënyrën e duhur dhe implanti është fiksuar në kockën e nofullës (ka ndodhur lidhja kockore). Duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm, kjo fazë e trajtimit mund të nisë menjëherë pas vendosjes së implantit.  Në çdo rast, kohët e përshtatshme vlerësohen nga mjeku për çdo pacient.

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio