Mos pështyni, mos e ngacmoni plagën dhe mos e prekni atë ditën e kirurgjisë. Mund të keni të vendosur një tapë metalike shërimi e cila zgjatohet nga indi i mishit të dhëmbit.
Gjakrrjedhja
Një gjakrrjedhje e lehtë apo pështymë e ngjyrosur është normale të vazhdojë për 24 orë. Gjakrrjedhja e rëndë (kur goja ju mbushet menjëherë me gjak) mund të kontrollohet duke mbajtur të kafshuar një garzë e cila vendoset në plagë për 30 minuta. Nëse gjakrrjedhja vijon në mënyrë të vazhdueshme, na telefononi për udhëzime të mëtejshme .
Ënjtja
Ënjtja është dukuri normale pas kirurgjisë dhe zakonisht e arrin kulmin pas 36-48 orëve. Për të ulur ënjtjen, vendosni një qeskë me akull apo një peshqir të mbushur me akull në faqen e anës nga është bërë kirurgjia. Vendoseni vazhdimisht akullin sa më shumë të mundni, gjatë 24 orëve të para.
Dieta
Pini shumë lëngje. Shmangni ushqimin dhe pijet e nxehta . Hani ushqime të buta dhe të lëngshme ditën që kryeni ndërhyrjen. Kthehuni në dietën normale sapo të jetë e përshtatshme, përveçse kur mjeku ju ka këshilluar ndryshe.
Dhimbja
Duhet të merrni mjekim kundër dhimbjes sapo të ndieni se po ju del anestezia. Për dhimbje të lehta, pini paracetamol dhe per dhimbje te forta mund te merrni Okitask ose ibuprofen 400/600 mg.
Qetësuesit duhen te paktën me 4 ore diferencë nga njeri tjetri.
Ndërsa për dhimbje të forta, duhet të merrni mjekimin që ju kemi dhënë me recetë. Mos merrni asnjë nga ilaçet e mësipërme nëse keni alergji ndaj tyre, apo nëse mjeku ju ka këshilluar të mos i pini. Mos ngitni makinën. Shmangni pijet alkoolike. Dhimbja dhe shqetësimi pas ndërhyrjes kirurgjikale, duhet të bëhet sa vjen e më e lehtë. Nëse vazhdon, mund të ketë nevojë për kujdes të shtuar, ndaj mos ngurroni të na telefononi.
Antibiotikët
Sigurohuni që t’i pini antibiotikët e përshkruar në recetë sipas udhëzimit, për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.
Higjiena Orale
Një higjienë e mirë e gojës është thelbësore për një shërim të mirë. Njëzet e katër orët e para nuk duhet ta shpëlani gojën. Më pas, veç larjes se dhëmbëve mund të përdorni dhe shpëlarës me clorhexidine dy herë në ditë; pas mëngjesit dhe para gjumit. Sigurohuni që ta shpëlani gojën për rreth 30 sekonda dhe më pas ta nxirrni lëngun jashtë. Edhe shpëlarjet me ujë të ngrohtë dhe kripë (një lugë e mesme në një gotë me ujë) duhet të përdoren rreth 4-5 herë në ditë, sidomos pas vakteve. Lajini dhëmbët dhe tapat e shërimit me furçë. Në fillim, tregoni tepër kujdes gjatë përdorimit të furçës në zonat ku është kryer kirurgjia.
Veprimtaria
Menjëherë pas kirurgjisë, kryeni sa më pak aktivitet fizik. Nëse bëni stërvitje, mund të keni pulsim apo gjakrrjedhje. Nëse kjo ndodh, duhet të ndaloni stërvitjen. Mbani parasysh edhe se nuk po ushqeheni mirë, ndaj kjo mund ta dobësojë dhe kufizojë aftësinë për t’u stërvitur.
Mbajtja e Protezave Protezat e pjesshme apo të plota te lëvizshme , nuk duhet të përdoren për të paktën 10 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, ashtu siç do të diskutohet gjatë konsultës para operacionit.