Pas heqjes së dhëmbit, është e rëndësishme që të formohet një koagulë gjaku për ndalimin e gjakrrjedhjes dhe fillimin e procesit të shërimit. Kafshojeni garzën për 30-45 minuta menjëherë pas heqjes. Nëse gjakrrjedhja apo kullimi vijon, vendosni një garzë tjetër dhe kafshojeni fort edhe për 30 minuta të tjera. Mund t’ju duhet ta bëni disa herë këtë për të ndaluar rrjedhjen.
Pasi koagula e gjakut të jetë formuar, është shumë e rëndësishme që mos ta ngacmoni apo shkëpusni atë. Mos e shpëlani vrullshëm gojën, mos thithni me pip, mos pini duhan, alkool apo mos lani me furçë afër vendit të dhëmballës së hequr për 72 orët e ardhshme. Veprimtaritë e mësipërme mund ta shkëpusin apo tresin koagulën e gjakut dhe të pengojnë procesin e shërimit. Mos kryeni aktivitet të fortë fizik për 24 orët e ardhshme pasi kjo rrit presionin e gjakut dhe mund të shkaktojë më tepër gjakrrjedhje.
Pas heqjes së dhëmbit mund të ndieni dhimbje dhe të keni enjtje. Kompresat e ftohta me akull e mbajnë ënjtjen në minimum. Merreni mjekimin kundër dhimbjes sipas përshkrimit. Ënjtja bie zakonisht pas 48 orëve. Na telefononi nëse mendoni se mjekimi nuk po e largon dhimbjen.
Nëse ju kemi dhënë antibiotikë në recetë, vazhdoni t’i merrni për të gjithë kohën, edhe nëse shenjat dhe simptomat e infeksionit janë larguar. Pini shumë lëngje dhe hani ushqime me kalori. Gjatë ditës së ekstraksionit hani vetëm ushqim të lëngshëm. Mund të rifilloni të hani si normalisht, sapo të ndiheni rehat.
Është e rëndësishme që ta rifilloni kujdesin e zakonshëm për dhëmbët pas 24 orëve. Këtu përfshihet larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i fillit të paktën njëherë në ditë. Kjo e përshpejton shërimin dhe ua mban gojën të pastër dhe të freskët. Pas disa ditësh duhet të ndiheni më mirë dhe të mund të rifilloni veprimtarinë normale. Nëse keni gjakrrjedhje të rëndë, dhimbje të forta apo enjtje të vazhdueshme për 2-3 ditë apo reaksion ndaj mjekimit, na telefononi menjëherë.