Skip to content Skip to footer

Pas ekstraksionit të dhëmballëve të pjekurisë 

Në shumicën e rasteve, heqja e dhëmballëve të pjekurisë kryhet nën anestezi lokale apo anestezi intervenoze.  Këto mundësi, si edhe risqet kirurgjikale të tilla si dëmtim i nervit apo komplikacione të sinusit, do të diskutohen me ju para kryerjes së procedurës. Me t’u hequr dhëmballët, gingiva suturohet. Për të ndihmuar në uljen e hemorragjisë, kafshoni fort garzën që mjeku do ta vendosë tek plaga. Pas kirurgjisë mjekët do t’ju japin udhëzimet e duhura, recetën për mjekimin kundër dhimbjes, antibiotikë si edhe do t’ju lenë takim pas një jave për heqjen e penjve.  Në rast se keni pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni tek numri +355692063230.

Çfarë do të ndiej pas operacionit për heqjen e dhëmballëve të pjekurisë? 

Ditën e parë pas kirurgjisë, mund të përjetoni gjakrrjedhje të lehtë dhe dhimbje. Këllëfin e jastëkut duhet ta mbuloni me diçka në mënyrë që mos ta gjakosni natën. Mënyra se si reagon çdo person pas kirurgjisë është e ndryshme ndaj dhe dhimbja mund të variojë nga mesatare në të fortë.  Pas kirurgjisë është e pritshme që të enjteni. Kjo enjtje zakonisht është më e madhe ditën e dytë dhe pas ditës së tretë fillon e bie. Mund ta ulni enjtjen nëse gjatë gjithë ditës së parë e mbani faqen me akull. Sa më gjatë ta mbani akullin gjatë ditës së parë, aq më pak enjtje do të keni ditën e dytë.  Lutemi të mbani akull gjatë ditës së parë, edhe nëse ju duket disi e bezdisshme ftohtësia. Gjatë ditës së tretë do të vini re se muskujt e nofullës i keni si të ngrirë dhe do ta keni të vështirë ta hapni gojën normalisht. Gjatë ditës së dytë dhe të tretë mund të vendosni kompresa të ngrohta për t’i lejuar muskujt të relaksohen dhe të lëshohen më tepër. 

Kufizojeni aktivitetin për disa ditë. Ndiqini me kujdes udhëzimet pas operacionit në mënyrë që të ndiheni sa më rehat ditët e para pas procedurës.  Duhet ta lejoni trupin që të fillojë shërimin para se të rinisni veprimtaritë sociale, akademike apo sportive. Shumica e pacientëve ndihen se e kanë kaluar vështirësinë më të madhe brenda 3-5 ditëve.

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio