Skip to content Skip to footer

Mungesa e gjithë dhëmbëve të sipërm apo të poshtëm

Mungesa e dhëmbëve të poshtëm

Ndonëse disa pacientë nuk e kanë problem mbajtjen e një proteze në nofullën e sipërme, shumë të tjerëve u duket e vështirë mbajtja e protezës së poshtme dhe ngrënia me të.  Nëse ju mungojnë të gjithë dhëmbët e poshtëm, ka disa mundësi zëvendësimi nëpërmjet vendosjes së implanteve. 

Protezë mbi Implante me kokë sferike

Njëra mundësi është vendosja e dy implanteve në nofullën e poshtme dhe mbi to, një protezë që puthitet mbi këto dy implante. Kjo zgjidhje ju jep mundësinë që proteza e poshtme të ketë një qëndrueshmëri më të madhe gjatë përtypjes se sa proteza pa implante.  Megjithatë, proteza e poshtme prapë do të lëvizë dhe mishi mund të acarohet nëse grimca nga ushqimi, sidomos fara, ngecin nën të. Ashtu si me të gjitha protezat e tjera të lëvizshme, do t’ju duhet të vini për takime të shpeshta për ta përshtatur protezën. 

1. Para
2. Vendosja e Implanteve
3. Pas

Implante Individuale

Mundësia e fundit është që çdo mungesë dhëmbore të zëvendësohet me implante në mënyrë që pamja e dhëmbëve që vendosen mbi to, të jetë sa më e përafërt me dhëmbët natyralë. Ky variant zakonisht kërkon tetë apo më shumë implante. Tapa të veçanta shërimi apo kunja metalike vendosen mbi secilin implant dhe shërbejnë për të mbështetur kurorat që do të zëvendësojnë dhëmbët në mungesë. Kjo është edhe zgjidhja më e kushtueshme nga të gjitha, pasi kërkon më tepër implante dhe prodhim të çdo dhëmbi mbi implant veçmas në laborator. Mundësitë që keni për zëvendësimin e dhëmbëve varen shumë nga forma dhe përmasa e kockës së nofullës, ndaj për çdo pacient ofrohen gjatë konsultës mundësi të përshtatura pas kryerjes së grafisë.

1. Para
2. Vendosja e implanteve
3. Përfundimi pas shërimit

Po nëse më mungojnë të gjithë dhëmbët e sipërm? 

Një trajtim i ngjashëm është i mundur edhe për mungesën e dhëmbëve në nofullën e sipërme. Megjithatë, duke qenë se kocka nuk është aq e fortë sa ajo në nofullën e poshtme, zakonisht pacientët kanë nevojë për më tepër implante që të zëvendësojnë mungesat. Në varësi të numrit të implanteve që duhet të vendosen, është e mundur që të shmanget krejtësisht nevoja për të patur një shtresë plastike në qiellzë, ashtu siç bëhet me protezat e lëvizshme. Vendosja e implanteve në nofullën e sipërme dhe më pas zëvendësimi me dhëmbë, bën të mundur që ta shijoni plotësisht ushqimin dhe të ndieni më mirë temperaturën e tij. Edhe dhëmbët ndihen më natyralë. 

Protezë e sipërme e mbështetur mbi implante

Implante në Nofullën e Sipërme

 

Nëse dëshironi dhëmbë sa më të ngjashëm me dhëmbët natyralë dhe jo protezë të lëvizshme, do t’ju duhen rreth tetë apo dhjetë implante.  Dhëmbët përfundimtarë vendosen pas procesit të shërimit dhe vendosjes së kunjave metalike që lidhin implantin me kurorat e reja prej zirkoni apo metali. 

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio