Skip to content Skip to footer

Llojet e ndryshme te aparateve ortodontike

Në varësi të nevojës që keni, mjeku ortodont mund të rekomandojë një aparat fiks apo të lëvizshëm për të përmirësuar dhëmbët tuaj. Llojet e ndryshme të aparateve ortodontike përfshijnë:

1. Aparatet fikse

Aparatet fikse janë të fiksuar tek dhëmbët për njëfarë periudhe kohore. Kohëzgjatja e trajtimit është në përputhje me llojin e problemit që ka çdo pacient. 

Gjatë mbajtjes së një aparati fiks, dentistët rekomandojnë shmangien e ushqimeve që ngjisin apo të forta pasi është e vështirë të hiqen nga aparati apo shkëpusin elementët e tij. 

Duhet gjithashtu që të shmangni edhe ushqime dhe pije me sheqer pasi të tilla ushqime rrisin rrezikun e prishjeve. 

Llojet e aparateve fikse janë: 

Braketat

Braketat drejtojnë dhëmbët, mbyllin hapësirat dhe rregullojnë kafshimin jo korrekt brenda periudhës 18 muaj deri në 3 vjet. Braketat tradicionale prej metali apo transparente janë të ndërtuara me pllakëza metalike (një për secilin dhëmb) dhe tela metalikë. Disa llastiqe të vegjël prej gome (ligatura) kalojnë në çdo pllakëz dhe e mbajnë aparatin të bashkuar.  

Ruajtësit e Hapësirës 

Ruajtësit e hapësirës përdoren shpesh për fëmijët të cilëve ju bie një dhëmb herët apo ju prishet. Aparati e mban të hapur vendin ku mungon dhëmbi, deri në daljen e dhëmbit të përhershëm. Ruajtësit mund të jenë fiks ose të heqshëm.

  1. Aparatet e lëvizshme

Ndryshe nga aparatet ortodontike, aparatet e lëvizshme nuk ngjiten tek dhëmbët. Pacienti mund t’i heqë ato në çdo kohë.

Këto aparate duhet të hiqen para se: 

Të hani

Të përdorni fillin dentar

Të lani dhëmbët

Aparatet e lëvizshëm korrigjojnë dhëmbët që nuk janë shumë të deformuar apo rastet e dhëmbëve të deformuar nga thithja e gishtit.
Disa lloje aparatesh janë:

Plastikat transparente

Plastikat transparente  janë të holla dhe krijohen enkas për masën e dhëmbëve të tu. Çdo plastikë mbahet për rreth 3 javë. Plastikat e zhvendosin dhëmbin çdo herë me milimetra. Shumë njerëz, sidomos të rriturit i preferojnë plastikat transparente për të drejtuar dhëmbët pasi ato janë të heqshme dhe pothuajse të padukshme. 

Fiksuesit/Ritainer

Fiksuesit shërbejnë për të mos i lejuar dhëmbët të lëvizin pasi ka përfunduar trajtimi ortodontik. Duke qenë se kockat e nofullës kanë inde të gjalla që ndryshojnë, fiksuesit janë të nevojshëm për t’i mbajtur dhëmbët të drejtë.  Ato mund të jenë edhe të përhershëm.

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio