RRETH NESH
Laboratori
Pasja e Laboratorit brenda strukturës së Klinikës Koral, garanton një prodhim të shpejtë dhe cilësi të lartë të zgjidhjeve protetike, si për sa i takon estetikës ashtu edhe funksionit. Mjekët bashkëpunojnë ngushtësisht me laborantët dentarë duke arritur që të përcjellin ekzaktësisht dëshirat e pacientëve dhe duke i përmbushur ato në një kohë optimale.
Përvoja e gjatë e Teknikëve të Laboratorit përforcohet nga pajisjet më të fundit teknologjike për të garantuar saktësi maksimale dhe jetëgjatësi të punimeve:
- CAD/CAM
- Zirkon – porcelan pa metal
- Emax – porcelan pa metal
- Proteza mbi implante
- Proteza te kombinuara
- Faseta dentare
- Ura porcelani
- Proteza totale të lëvizshme