RRETH NESH
Klinika Dentare Koral
Investimi më i mirë që mund të bëni, është ai për shëndetin tuaj. Në Klinikën Dentare Koral do të gjeni mjekë të specializuar për të gjitha llojet e procedurave dentare të tilla si: implantologji, kirurgji, terapi, ortodonci, estetikë.
Nën drejtimin e Kirurgut Oral dhe Maxillo Facial Arjan Nervaj, stafi prej 30 mjekësh, asistentësh dentarë dhe laborantësh, bashkëpunon ngushtësisht duke ndërthurur përvojën e gjatë mjekësore me atë laboratorike për t’ju ofruar pacientëve një larmi shërbimesh klinike dhe laboratorike.