Para anestezisë intravenoze
Nuk duhet të hani dhe as të pini (as ujë) për 6 orë para ndërhyrjes.
Nuk duhet të pini duhan të paktën 12 orë para ndërhyrjes kirurgjikale.
Në rastin e të miturve, një i rritur përgjegjës duhet ta shoqërojë pacientin, të qëndrojë në klinikë gjatë ndërhyrjes dhe më pas ta shoqërojë atë për në shtëpi.
Pacienti nuk duhet të ngasë makinën rreth 24 orë pas ndërhyrjes me anestezi.
Vishni rroba të lirshme, mëngët e të cilave mund të palosen deri mbi bërryl dhe mbani këpucë me takë të ulët.
Lentet e kontaktit, bizhuteritë dhe protezat duhet të hiqen gjatë kohës së operacionit.
Nëse jeni të ftohur apo keni dhimbje fyti, stomaku apo barku, lutemi na njoftoni.
Nëse merrni mjekim të vazhdueshëm, flisni me mjekët para se të lini datën për ndërhyrjen, për të marrë udhëzime.