Skip to content Skip to footer

Informacion i Përgjithshëm për Vendosjen e Implanteve 

Procedura Kirurgjikale

Numri i takimeve të nevojshme dhe koha që nevojitet variojnë nga një pacient tek tjetri.

Para kirurgjisë, mund t’ju duhet që të merrni antibiotikë dhe kortizonik  për një rehati më të madhe . Këto janë mundësi që diskutohen me pacientin gjatë konsultës në klinikë. Nga ana tjetër, vendosja e implanteve mund të bëhet edhe vetëm anestezi lokale për të mpirë vetëm zonën ku do të vendoset implanti. 

Kur të jeni gati, mjeku bën një prerje të vogël të mishit të dhëmbit për të ekspozuar kockën dhe krijon një hapësirë duke përdorur instrumente të veçanta. Më pas me kujdes, vendos implantin prej titani. Është mirë që në fazat e hershme të shërimit, implanti të jetë plotësisht i mbuluar nga indi i mishit i dhëmbit.

1. Normal
2. Mungesë Dhëmbi
3. Kockë e shëruar
4. Vendosja e Implantit
5. Koha e Shërimit
6. Zëvendësim i dhëmbit mbi implant

Faza e Shërimit

Kohëzgjatja e shërimit ndryshon nga njeriu në njeri dhe varet nga cilësia dhe dendësia e kockës. Në disa raste, mbi implantet që sapo janë vendosur, mund të vihen menjëherë dhëmbët. Kirurgu do t’ju këshillojë mbi kujdesin që duhet treguar dhe afatet. Pas fazës fillestare të shërimit, kirurgu vendos një kunjë mbështetëse apo tapë shërimi mbi implant, pasi kryhet një vizitë kontrolli. Kjo e lejon gingivën që të forcohet dhe shërohet. 

Në disa raste, e mira është që të kryhet edhe një transplant i indeve të buta në mënyrë mishi në zonën ku është vendosur implanti të bëhet më i fortë dhe më lehtësisht i pastrueshëm dhe natyral. Ky proces përfshin heqjen e një sasie të vogël indi nga një pjesë tjetër e gojës dhe vendosjen e saj në zonën rreth implantit. Shumë shpesh, kjo është një procedurë e shkurtër dhe relativisht pa dhimbje. 

Pavarësisht nëse jeni duke zëvendësuar një apo të gjithë dhëmbët, dentisti juaj do ta përfundojë procedurën me vendosjen e dhëmbit apo kurorës mbi implantet dentare. 

Kur vendosen Implantet Dentare?

Implantet vendosen disa muaj pas ekstraksionit. Ndonjëherë një implant mund të vendoset menjëherë pas heqjes së një dhëmbi. Kjo e thjeshton procesin dhe nuk do t’ju duhet të lini një takim tjetër për vendosjen e implantit. Sidoqoftë, kur ka infeksion apo probleme të tjera me kockën, vendosja e menjëhershme e implantit nuk është zgjidhja më e mirë.


Në rast se keni patur prej shumë kohësh një mungesë dhëmbi, kocka me shumë gjasë është holluar në lartësi dhe gjerësi. Kjo ndodh pasi duhet të jenë të pranishme rrënjët e dhëmbit natyral që të stimulojnë kockën.  Rreth një e treta e trashësisë së nofullës tuaj humbet vitin e parë pas një heqjeje. Nëse kocka juaj është tepër e hollë, mund t’ju duhet që të shtoni kockë në atë zonë. Kjo garanton një mbështetje të mirë për implantin e vendosur në nofull.

Për sa implante kam nevojë? 

Zakonisht, vendoset një implant për çdo mungesë dhëmbi. Për shkak se dhëmballët në pjesën e pasme të nofullës janë më të mëdha dhe kanë dy apo tre rrënjë, në vend të tyre vendosen implante me diametër më të madh. Numri i saktë i implanteve të nevojshëm vendoset pas kryerjes së një grafie dhe konsultës. 

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio