Skip to content Skip to footer

Implantet Zigomatike

Implantet dentare zigomatike janë alternativa e duhur për ata pacientë të cilëve ju thuhet se nuk janë kandidatë të mirë për implante dentare, për shkak të mungesës së kockës. Me implantet zigomatike, ka shpresë të re.

Zakonisht, pacientët që kanë patur humbje të madhe të kreshtës alveolare, nuk kanë as gjatësinë dhe as gjerësinë e duhur kockore për vendosjen e implanteve tradicionale dentare. Pacientët mund të kenë patur humbje të vëllimit kockor për arsye të ndryshme, përfshirë:

  • Heqje e dhëmbëve para shumë vitesh
  • trauma
  • tumore në regjionin e nofullës

Me vendosjen e implanteve dentare zigomatike, tek këta pacientë nuk është më e nevojshme që të kryhet shtimi kockor. Kjo është një teknikë sipas të cilës implantet vendosen direkt në kockat e mollëzave, apo tek zigomat. Prej ndërtimit që kanë, zigomat janë mjaft të forta. Kjo procedurë përdor një lloj implanti dentar me zgjatim, i cili futet në kockën e mollëzës së faqes në vend se në nofull. Pas vendosjes së implanteve dentare zigomatike, pacienti largohet me dhëmbë provizorë. Dhëmbët provizorë fiks vendosen brenda 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2025. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio