Ekzaminimi Oral
Pasi të kryejë ekzaminimin oral dhe të shohë grafitë, mjeku mund të vlerësojë pozicionin e dhëmballëve të pjekurisë si edhe të parashikojë nëse ka probleme aktuale apo të pritshme në të ardhmen. Studimet kanë treguar se një vlerësim që në fazat e hershme dhe trajtimi përkatës, kanë shumë më tepër rezultate pozitive për pacientin. Pacientët përgjithësisht vlerësohen në mesin e adoleshencës nga një dentist, ortodont apo kirurg maksilofacial.
Të gjitha proçedurat kirurgjikale kryhen nën efektin e anestezisë, për të shkaktuar sa më pak shqetësim për pacientin.
Përse duhet t’i heq dhëmballët e pjekurisë?
Nëse nuk keni vend të mjaftueshëm në gojë për daljen e molarëve të tretë, mund të ndodhin një sërë problemesh. Dhëmbët e retinuar të pjekurisë duhet të hiqen para se struktura e rrënjëve të tyre të zhvillohet plotësisht. Në disa pacientë, që kur janë 12 ose 13 vjeç kurse tek të tjerë, rreth fillimit të të njëzetave. Pas të tridhjetave, problemet sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Disa prej problemeve që vijnë si pasojë e mos heqjes së dhëmballëve të pjekurisë përfshijnë:
Infeksion:
Problemi më I shpeshtë klinik që shohim është perikoroniti (inflamacion I lokalizuar I mishit të dhëmbit). Duke mos patur vend të mjaftueshëm për të dalë, indi rreth dhëmballës së pjekurisë mund të acarohet dhe të infektohet, duke sjellë si pasojë dhimbje, ënjtje dhe probleme me përtypjen apo gëlltitjen.
Formim i kisteve:
Prej dhëmballëve të retinuara të pjekurisë mund të lindin edhe sëmundje jo infektive.
Kistet janë qeska të mbushura me lëng brenda kockës së nofullës të cilat zhvillohen si pasojë e dhëmbëve të retinuar dhe zgjerohen ngadalë duke shkatërruar kockën e nofullës përreth dhe ndonjëherë edhe dhëmbët. Këto mund të jenë të vështirë për t’u trajtuar nëse dhëmballët e pjekurisë nuk hiqen në vitet e adoleshencës. Ndonëse të rrallë, tumoret mund të shoqërohen me heqjen me vonesë të dhëmbëve të pjekurisë.