Disa dhëmbë hiqen sepse janë tej mase të prishur; të tjerë mund të kenë sëmundje të avancuara periodontale apo të jenë thyer në një mënyrë që nuk është e mundur të riparohen. Dhëmbë të tjerë mund të duhet të hiqen për shkak të pozicionimit të tyre të keq në gojë (si për shembull dhëmbët e retinuar) apo si përgatitje për trajtimin ortodontik.
Heqja e një dhëmbi të vetëm mund të çojë në probleme që lidhen me aftësinë për t’u përtypur, probleme me kyçin e nofullës dhe zhvendosje të dhëmbëve, që mund të ketë një ndikim të madh në shëndetin tuaj dentar.
Për t’i shmangur këto komplikacione, mjekët në Klinikën Koral, do të diskutojnë me ju si mundësitë për të mos e hequr dhëmbin ashtu edhe mundësitë për zëvendësimin e tij në rastet kur duhet hequr.
Procesi i Ekstraksionit
Ditën që do të kryhet heqja e dhëmbit, mjeku do t’ju mpijë dhëmbin, gingivën dhe zonën përreth me duke bërë anestezi lokale.
Gjatë procesit të heqjes do të ndjeni mjaft presion. Kjo ndodh prej forcës që ushtrohet për ta lëkundur dhëmbin, në mënyrë që të lirohet dhe alveola të zgjerohet.
Presionin e ndieni pa dhimbje, pasi nervat nuk e përcjellin dhimbjen për shkak të anestezisë, por arrijnë të përcjellin forcën që ushtrohet.
Nëse gjatë ekstraksionit ndieni dhimbje, na thoni menjëherë.
Ndarja e Rrënjëve
Heqja e disa dhëmballëve kërkon ndarjen e rrënjëve. Kjo është një procedurë shumë e zakonshme kur dhëmbi është i pozicionuar në mënyrë të palëvizshme në fole apo kur rrënjët janë të harkuara dhe foleja nuk zgjerohet dot mjaftueshëm sa për ta hequr. Mjeku thjesht pret dhëmbin në pjesë duke i ndarë rrënjët dhe më pas duke i hequr ato një e nga një.