Skip to content Skip to footer

Ekipi i Sterilizimit

RRETH NESH

Ekipi i Sterilizimit

Dezinfektimi dhe sterilizimi i ambienteve të klinikës, garanton shëndetin e pacientit dhe si i tillë është një proces mjaft i rëndësishëm për klinikën tonë. Pesë punonjëse i kushtohen tërësisht dezinfektimit të ambienteve si edhe dhe sterilizimit të instrumenteve të punës, të cilat pasi lahen me solucionet përkatëse, paketohen dhe vendosen në autoklavë për sterilizim.

Klinika disponon 3 autoklava. Larja dhe mirëmbajtja e poltronave bëhet gjithashtu me solucione të veçanta dhe në fund të pastrimit, bëhet sterilizimi me aparatin HYGIENIO. Falë sistemit HYGIENIO është e mundur përzierja dezinfektues i lëngshëm + avull e cila, në kontakt më një sipërfaqe çfarëdo lejon apo mundëson një trajtim homogjen e të vazhdueshëm. Avulli i ngarkuar me grimca dezinfektuese shpërndahet dhe qëndron në të gjitha sipërfaqet si mure, dysheme, mobilie dhe objekte të çdo forme e materiali duke mos lejuar shtimin e baktereve as në sipërfaqen më të vogël.

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio