Skip to content Skip to footer

Dhëmballët e retinuara të pjekurisë 

Çfarë janë dhëmballët e pjekurisë?

Molarëve të tretë u referohemi zakonisht si dhëmballë pjekurie. Ata janë zakonisht dhëmbët e fundit që rriten dhe gjenden në pjesën e pasme të harkut të gojës, pas molarëve të dytë. Zhvillimi i këtyre dhëmballëve ndodh zakonisht nga mesi i adoleshencës deri në të njëzetat, kohë e cila tradicionalisht lidhet me pjekurinë.

Çfarë është një dhëmb retinuar ose ndryshe, i përmbajtur ?

Ndonëse pjesës më të madhe të njerëzve ju zhvillohen dhe rritjen 32 dhëmbë të përhershëm, shumë shpesh nofullat e tyre janë tepër të vogla për t’u bërë vend  4 dhëmballëve  të pjekurisë.  Sa herë që mungesa e hapësirës e pengon daljen e dhëmballëve, ato quhen të retinuar. Kjo tregon paaftësinë e dhëmballës që të dalë mbi mishin e dhëmbit në pozicionin e përshtatshëm për të përtypur dhe që të mund të pastrohet.  

Llojet e dhëmballëve të retinuara

Do t’ju duhet të paraqiteni për një konsultë për të përcaktuar nëse është më mirë t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë. Më parë, duhet të bëni një grafi panoramike apo skaner CT për të përcaktuar nëse keni dhëmballë të retinuar, nëse ka vend të mjaftueshëm që ato të dalin plotësisht apo sa e vështirë do të jetë që të hiqen. 

  • Retinim i indit të butë: atëherë kur nuk ka vend të mjaftueshëm për ta lejuar mishin e dhëmbit që të tërhiqet poshtë, në mënyrë që të mundësohet pastrimi i dhëmballës ashtu siç duhet.
  • Retinim kockor i pjesshëm: Kur ka hapësirë të mjaftueshme për ta lejuar dhëmballën e pjekurisë që të dalë pjesërisht. Megjithatë, dhëmballa nuk funksionon dot siç duhet për procesin e përtypjes si edhe nuk arrihet dot që të pastrohet.
  • Retinim kockor i plotë: Kur nuk ka ASNJË hapësirë që dhëmballa të dalë. Dhëmballa mbetet e shtrirë në kockën e nofullës apo edhe kur është pjesërisht e dukshme, nevojiten procedura komplekse kirurgjikale për ta hequr. Dhëmballa e retinuar e pjekurisë mund të jetë dhe në një pozicion të pazakontë dhe e vështirë për t’u hequr. Kjo situatë mund të lindë edhe kur forma apo përmasa e kockës së nofullës apo e strukturave të tjera faciale, e bëjnë heqjen e kësaj dhëmballe akoma më të ndërlikuar.
Retinim i Indit të butë
Retinim i pjesshëm kockor
Retinim i plotë kockor

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio