Skip to content Skip to footer

Cilat jane përfitimet nga trajtimi ortodontik? 

Studimet tregojnë se shëndeti oral ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës. Përmirësimi i radhitjes së dhëmbëve dhe i kafshimit ul rrezikun për sëmundje të tjera orale. 

Avantazhet e kryerjes së trajtimit ortodontik përfshijnë: 

Ulje e kaviteteve, sëmundjeve të gingivave dhe problemeve të tjera dentare. 

Ulje të dhimbjeve të kokës apo çrregullimit të nyjës së nofullës. 

Estetikë e përmirësuar

Lehtësi më e madhe për pastrimin e dhëmbëve

Lehtësi më e madhe në të përtypur dhe të folur 

A ka ndonjë risk për kryerjen e trajtimit ortodontik? 

Risqet që shoqërojnë kryerjen e trajtimit ortodontik janë minimale. Megjithatë, risqet janë më të mëdha nëse e mbaroni trajtimin më herët nga ç’rekomandohet. Lëvizja e shpejtë e dhëmbëve mund të rezultojë në resorbim, gjatë të cilit rrënjët e dhëmbit bëhen më të shkurtra ose dëmtohen. Por, përfitimet e trajtimit të një malokluzioni të rëndë, janë shumë më të mëdha se sa risqet. 

Kush nuk duhet të kryejë trajtim ortodontik? 

Disa persona, mund të mos jenë kandidatë të mirë për trajtim ortodontik për shkak të problemeve të rënda dentare të tilla si:

Sëmundje e mishrave të dhëmbëve (paradontozë) 

Dhëmbë shumë të prishur 

Kavitetet

Vendosja e aparateve fikse apo të heqshme tek dhëmbët e sëmurë mund ndikojë negativisht në shëndetin oral. Nëse keni ndonjë prej këtyre sëmundjeve, duhet të lini një takim. 

Çfarë e shkakton malokluzionin?

Malokluzioni zakonisht shkaktohet nga faktorë gjenetikë. Shumica e njerëzve nuk lindin me dhëmbë të drejtë. 

Mospërputhja e dhëmbëve me përmasën e nofullës shkakton grumbullim dentar, hapësira mes dhëmbëve dhe kafshim jo korrekt. Mund të mos ketë vend të mjaftueshëm që dhëmbët dhe nofulla të rriten ashtu siç duhet. 

Arsye të tjera të zakonshme të malokluzionit janë: 

Defektet në lindje – për shembull buza dhe qiellza e çarë

Zakonet e fëmijërisë ⁠—shtyrja e gjuhës, thithja e gishtit, përdorim i tejzgjatur i biberonit. 

Anormalitete të dhëmbit ⁠— Dhëmbë të retinuar, rënie e dhëmbëve ose dalje e më tepër dhëmbëve. 

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio