Skip to content Skip to footer

Çfarë është Ortodoncia?

Ortodoncia është dega e stomatologjisë e specializuar për trajtimin e malokluzionit. Malokluzioni ndodh kur dhëmbët janë të pozicionuar në mënyrë jokorrekte si në nofullën e sipërme ashtu edhe në atë të poshtmen.

Për qindra vite, dhëmbët e çrregullt, të grumbulluar dhe të dalë u kanë shkaktuar probleme njerëzve. Dhëmbët e renditur në mënyrë jokorrekte mund të çojnë në kafshime të çrregullta të tillë si kafshimi i përparmë(prognatik) apo i pasmë (progenik). Ortodoncia synon vendosjen e aparateve fikse apo të lëvizshme për të korrigjuar dhëmbët dhe/ose nofullat jokorrekte.

Është e këshillueshme që vizitat e para të fëmijës të bëhen që në moshën 5 vjeçare për të parë raportin e nofullave apo defektet skeletore. Një trajtim i hershëm  tek fëmijët rregullon defektet skeletore dhe u jep mundësinë dhëmbëve të përhershëm të dalin në mënyrë korrekte në harkun e gojës.

Çfarë trajtojnë ortodontët?

Ortodontët janë të specializuar në korrigjimin e malokluzioneve. Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron malokluzionin si një prej problemeve më të rëndësishme të shëndetit oral. Deri në 93% e fëmijëve dhe adoleshentëve shfaqin një formë të malokluzionit. 

Me malokluzion kuptohet renditja jokorrekte e dhëmbëve. Shenja më e qartë e malokluzionit është kur dhëmbët janë të shtrembër apo të pozicionuar për jashtë harkut normal ku duhet të ishin. 

Llojet e Malokluzioneve

Një okluzion normal (takimi i dhëmbëve të sipërm dhe të poshtëm) i referohet pozicionimit ‘ideal’ të dhëmbëve. Në një kafshim ‘perfekt’ nofullat flenë mbi njëra tjetrën. 

Një okluzion i mirë dhe dhëmbë të drejtë pa trajtim të mëparshëm ortodontik, janë diçka e rrallë. Ka tre klasa të ndryshme malokluzioni të cilave u referohemi si klasa I, II, dhe III:

Malokluzion i klasës I— Lloji më i përhapur i malokluzionit ku marrëdhënia mes dhëmballëve është korrekte por tek dhëmbët e përparmë ka hapësira ose grumbullim. 

Malokluzion i klasës II ⁠— Malokluzioni i klasës II apo kafshimi i prognatik  ndodh kur dhëmbët e sipërm dhe nofulla janë më përpara se dhëmbët e poshtëm. 

Malokluzion i klasës  III ⁠— Malokluzioni i klasës III apo kafshimi progenik ndodh kur nofulla e poshtme është e zgjatuar përpara dhe dhëmbët dalin mbi dhëmbët e nofullës së sipërme. 

Klinika Dentare KORAL

Jemi krenare per zgjidhjet mjekësore, kujdesin ndaj pacientëve dhe sterilizimin që ofrojmë në klinikën tonë.

Adresa

Rruga Brigada VIII Pallati 23, Shkalla 16, Apartamenti 1-2 Tirane, Shqipëri

Të gjitha të drejtat e rezervuara© 2024. Klinika Dentare Koral Powered by Evolve Web Studio